Telegrafi

Vritet një shtetas italian në Tel Aviv

Tre persona kanë vdekur në Izrael dhe Bregun Perëndimor ndërsa po rritet dhuna në rajon.

Një turist italian, 30 vjeç, u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me veturë në Tel Aviv, thanë zyrtarët izraelitë dhe italianë.

Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës, pasi dy motra britaniko-izraelite u vranë kur vetura e tyre u sulmua në Bregun Perëndimor, raporton skynews.

Policia tha se një oficer që ndodhej aty pranë arriti në vendngjarje teksa ka gjetur disa persona të plagosur dhe një veturë të dëmtuar pranë një shëtitoreje shumë të frekuentuar prej njerëzve.

Oficeri “neutralizoi” shoferin kur ai u përpoq të merrte armën, thanë ata.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, shprehu ngushëllimet më të thella “për vdekjen e një prej bashkatdhetarëve tanë, Alessandro Parini, në sulmin terrorist që ndodhi në Tel Aviv”.

Ndryshe, bëhet e ditur se një burrë 74-vjeçar dhe një vajzë 17-vjeçare po marrin trajtimet e nevojshme mjekësore për lëndime që kishin pësuar. /Telegrafi/