Një 35-vjeçar shqiptar u ekzekutua në lagjen “Menidhi” të Athinës. Ai ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, kur u qëllua me armë.
I riu ishte me origjinë nga Vlora. Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhjetëra gëzhoja. Lidhur me ekzekutimin e tij, policia greke tha se ka disa pista, ku më e mundshmja është ajo e larjes së hesapeve mes bandave, pasi në skedat e autoriteteve viktima rezulton si i implikuar në trafikun e drogës, raporton Tch.
Por hetimi është shtrirë edhe në pistën e konkurrencës, pasi 35-vjeçari kishte një pikë shitje automjetesh dhe kohët e fundit kishte pasur disa konflikte me konkurrentët e tij.