Një person rreth moshës 17 vjeçare është vrarë sot në Prishtinë.
Trupi i tij është gjetur rreth orës 11:00, tek shkolla “Model”.
Në trupin e këtij të riu janë gjetur katër plumba, sipas mjekëve në vendin e ngjarjes, njofton Klan Kosova.
Lajmin për gjetjen e trupit të pajetë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë Florie Ahmeti- Haziraj.
Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore gjendet i shtrirë në tokë afër një kioske në Rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë”, tregoi Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com.
Ajo më pas bëri të ditur se ekipi i ndihmës së shpejtë i dalë në vend të ngjarjes më pas e konstatoi vdekjen e personit të shtrirënë tokë.
“Në atë lokacion përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i ndihmës së shpejtë ku e ka konstatuar që personi është i vdekur”, sqaroi Ahmeti Haziraj.
Zëdhënësja e policisë tregoi se momentalisht mund të japë vetëm këto informata, ndërsa bëri të ditur se policia po merret me rastin.
Tashmë trupin e tij e kanë marrë ekipi i Mjekësisë Ligjore.