Telegrafi

Vritet një politikane dhe dy gazetare në Finlandë

Tri gra, përshirë një politikane lokale dhe dy gazetare, janë qëlluar në Finlandë, pasi që kanë dalë nga një restorant.

Motivi i vrasjeve në mëngjesin e hershëm të së dielës në jugperëndim të qytetit Imatra, ende është i paqartë, raporton BBC.

Një person 23-vjeçar me dosje penale është arrestuar.

Policia thotë se beson se viktimat kanë qenë të rastësishme.

Tiina Wilen-Jappinen, e cila u vra është, kryetarja e këshillit të qytetit.

Një pushkë është përdorur për të kryer vrasjet, tha Policia, ndërsa i dyshuari është arrestuar pothuajse menjëherë. /KP/