Me pesë plumba pistolete është qëlluar T. K. (43) nga Velesi. Atë e qëlloi një mik i cili kishte qenë duke luajtur letra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia nga Velesi tha për mediat se ka arrestuar një person, si kryerës i mundshëm. Gjatë arrestimit i dyshuari nuk ka rezistuar.
Të shtënat ndodhën rreth orës 14, kurse policia në vend ngjarje ka mbërritur rreth orës 14:20. I qëlluari u transferua në spitalin e përgjithshëm në Veles, ku edh aty vdiq.
Trupi i tij me urdhër të prokurorit publik, është transferuar në autopsi. Dëshmitarët okularë pohojnë se viktima dhe vrasësi para vrasjes kanë luajtur letra. /Telegrafi/