Telegrafi

Vritet një person në veri të Mitrovicës (Foto)

Një person është gjetur i vrarë sot në orët e hershme të mëngjesit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti konfirmoi për Telegrafin se një person është gjetur i vrarë orët e hershme të mëngjesit, identiteti i të cilit sipas tij është i panjohur.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Car Dushan” rreth orës 5:00 të mëngjesit.

“Është një vrasje, kjo sepse në stomakun e tij vërehen plumba. Identiteti i viktimës është ende i panjohur pasi nuk ka asnjë dokument që mund ta identifikoj”, ka thënë ai.

Policia është në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.  /Telegrafi/