Një preson është vrarë nga të shtënat me armë zjarri, sonte rreth orës 21 në lagjen Veternik të Prishtinës.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku fillimisht ka pasur të shtëna me armë zjarri.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur ne personin mashkull, i cili pas plagëve qe ka marrë nga arma e zjarrit ka ndërruar jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. /Telegrafi/