Site icon Telegrafi

Vritet një mësues pas një sulmi me thikë në një shkollë në Francë, dy persona të lënduar

Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë, thonë zyrtarët.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras, transmeton Telegrafi.

Kanali francez BFMTV ka raportuar se edhe vëllai i sulmuesit është kapur nga policia.

Raportimet thonë se personi i vrarë ishte një mësues i gjuhës frënge, ndërsa një mësues sporti gjithashtu u ther me thikë.

Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesi ishte një ish-nxënës në shkollë.

Policia thotë se situata është nën kontroll.

Exit mobile version