Telegrafi

Vritet një lojtar i NBA

Lojtari i New Orleans Pelicans, Bruce Dejean-Jones është vrarë të shtunën në Dallas.

Agjenti i tij ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur kur lojtari hyri në apartamentin e gabuar.

Një banor i Dallasit i ka thënë policisë se ka dëgjuar dikë duke hyrë në apartament. Lojtari i NBA-së kishte shqelmuar derën kur thirri një person, i cili nuk i ishte përgjigjur. Kur theu derën, ai person e vrau, ka njoftuar policia.

Ai vdiq në një spital të afërt shkaku i plagëve të marra.

Basketbollisti 23-vjeçar luajti për Pelikanët gjatë këtij sezoni, ndërsa më herët kishte luajtur për kolegjet e Iowa State, Nevadas dhe Californias Jugore.