Site icon Telegrafi

Vritet një lider i ‘Al-Qaedës’

Një lider i grupit “Al-Qaeda” është vrarë në një operacion ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit.

Lajmin e ka konfirmuar agjensia e inteligjencës në Afganistan.

Asim Umar, kreu i Al-Qaedës në subkontinentin indian (AQIS) ndërroi jetë në një sulm ndaj një zone në Taliban në provincën Helmand në 23 Shtator.

Në operacion humbën jetën edhe 40 civilë. Shtetet e Bashkuara dhe Al-Qaeda nuk e kanë konfirmuar ende vdekjen e Asim, përcjell oranews.tv.

Në një deklaratë të publikuar në Twitter, Drejtoria Kombëtare e Sigurisë tha se u vranë edhe disa anëtarë të grupit, ku pjesa më e madhe ishin pakistanez.

Për të bërë më të besueshëm lajmin e vdekjes, Drejtoria shoqëroi shkrimin me fotografinë e Umar të gjallë dhe të vdekur.

Exit mobile version