Telegrafi

Vritet një dhe plagosen katër persona në Gjakovë

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Pejës, ngjarja ka ndodhur pas një fjalosje në mes të dy grupeve që po qëndronin në restorant dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur deri te përdorimi i armëve të zjarrit, me ç’rast është vrarë një qytetar dhe janë plagosur katër tjerë.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake të hetuesve është mësuar se viktimë e vrasjes me armë zjarri është shtetasi i Kosovës L.F. (1976) i cili ka mbërritur në Spitalin Rajonal “Isa Grezda“ në Gjakovë pa shenja jete. Ndërsa, të plagosurit janë shtetasit e Kosovës M.T (1970), Sh.T. (1978), A.T.(1973) dhe G.F. (1976).

Të plagosurve iu është dhënë ndihma e menjëhershme mjekësore dhe gjinden në tretman mjekësor. Sipas konstatimeve mjekësore, jeta e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të Prokurorit Publik të Qarkut trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Telegrafi/