Site icon Telegrafi

Vritet një anëtar i grupit mafioz italian Camorra

Një anëtar i shquar i organizatës mafioze Camorra, Antonio Volpe (77), u vra në një pritë në Napoli, njoftoi sot policia italiane.

Ai konsiderohej një person i shquar në mafien napolitane, deklaroi policia, njoftoi ANSA.

Volpe, kur një breshëri plumbash i shkrepi një mercenar në një skuter në lagjen Napoli të Fuorigrota, ishte një këshilltar i vjetër i klaneve Barao-Bianco-Volpe, deklaroi policia.

Kujtojmë se Volpe ishte plagosur në një sulm të vitit 2005, por që i mbijetoj plagëve.

Ndryshe, qeveria italiane ka nis një fushatë të gjerë kundër mafisë. /Telegrafi/

Exit mobile version