Vlora është tronditur mbrëmjen e të hënës nga një krim i rëndë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Vasil Dervishaj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, tek ish Kombinati i Peshkut, ndërsa viktima, është qëlluar teksa ishte duke drejtuar makinën e tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe hetuesisë, që po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, raporton TCH.
Gjithashtu janë ngritur disa patrulla në hyrjet dhe daljet e qytetit, për të bërë të mundur ndalimin e personave që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.