Yemil Arguelles është goditur nga një plumb qorr, derisa ishte në tavolinë me familjarët dhe miqtë, derisa ndodhej në pushime në Miami të Shteteve të Bashkuara.
Të pranishmit nuk reagonin, duke menduar se 40-vjeçari po bënte shaka, ndërsa ai po përpëlitej në çastet e fundit të jetës, transmeton Telegrafi.
Kubani që është baba i dy fëmijëve, është parë derisa hynte në lokal dhe përshëndeste, pak momente para se të ndodhte aksidenti me fatalitet.
Atë e dërguan me urgjencë në spital, ku nuk arriti t’i nënshtrohej ndonjë intervenimi, sepse kishte pësuar lëndime që ia morën jetën.
Policia është duke bërë hetime për rastin, që për momentin po e konsideron si aksidental, ndërsa po kërkohen informata nga banorët e zonës. /Telegrafi/