Telegrafi

Vritet nga klienti një arkëtare në një supermarket në SHBA, e gjitha filloi “për një maskë fytyre”

Një arkëtare e një supermarketi u qëllua dhe u vra nga një klient pas një grindjeje mbi veshjen e një maske fytyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë incidentit të tmerrshëm brenda dyqanit ku kishte edhe blerës të tjerë, personi i armatosur gjithashtu u plagos kur roja i dyqanit hapi zjarr ndaj tij.

Ai u qëllua në mënyrë të përsëritur gjatë përleshjes para syve të blerësve të tronditur që shpërtheu brenda Supermarketit Big Bear në Georgia, SHBA.

Oficerët të cilët nxituan në vendin e ngjarjes thanë se personi i armatosur – i plagosur – u kap duke u përpjekur të ‘dilte zvarrë’ nga supermarketi.

Sherifi i Qarkut DeKalb Melody Maddox tha në një konferencë për shtyp: “(Konflikti) ishte mbi një maskë. Unë nuk e di nëse ata e kishin veshur, apo nuk e kishin veshur”.

“Veshja e maskës dhe mos mbajtja e maskës, njerëzit kanë mendimin e tyre në lidhje me të dhe është shumë e ndjeshme në këtë kohë”.

Siç bëhet e ditur më tej, pas debatit, personi i armatosur doli nga dyqani pa blerë asgjë, para se të kthehej disa çaste më vonë.

Ai më pas eci drejt arkëtares, nxori një pistoletë dhe e qëlloi – para se të hapte zjarr ndaj një roje sigurie që ishte gjithashtu brenda.

Roja ia ktheu me zjarr, duke e qëlluar burrin disa herë, tha policia.

Dy oficerë më pas mbërritën dhe arrestuan të dyshuarin, të quajtur nga policia si Victor Lee Tucker, 30, ndërsa ai po përpiqej të ‘zvarritej nga dera e përparme e supermarketit’. /Telegrafi/