Është vrarë duke u hedhur në erë me automjetin Fehman Hüseyin, një prej drejtuesve të lartë të organizatës terroriste PKK.
Halid el Hasekavi, zëdhënësi i Brigadave Tel Hamis që luftojnë kundër regjimit në Siri, deklaroi se është vrarë duke u hedhur në erë me automjetin Fehman Hüseyin, një prej drejtuesve të lartë të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Hasekavi ka deklaruar për gazetarin e AA-së se Fehman Hüseyin një prej drejtuesve të lartë të organizatës terroriste PKK që njihet me emrin e koduar “Bahoz Erdal” ka qenë në objektiv mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.30 teksa udhëtonte nga rajoni Himo për në Kamishli në Siri.
Ai ka vënë në dukje se bashkë me Fehman janë vrarë të paktën 8 persona në automjet duke përfshirë edhe truprojat e tij, dhe duke e cilësuar si “lajm të mirë” për popullin e Sirisë dhe të Turqisë ai ka pohuar se ky operacion është ndërmarrë pas një ndjekjeje të gjatë.
Duke theksuar se organizata terroriste PKK është okupatore në territoret e Sirisë, Hasekavi tha se “Këtë operacion të kryer kundër këtij drejtuesi të lartë të PKK-së e cila është një prej mbështetësve më të mëdha të regjimit të Asadit ia dedikojmë dëshmorëve, veteranëve të Sirisë dhe të gjithë popullit të nderuar sirian që është torturuar në burgjet e Sirisë”.