Site icon Telegrafi

Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise – plagoset gruaja e tij

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, u qëllua dhe u vra në shtëpinë e tij, njoftoi të mërkurën Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph.

Rezidenca e presidentit ka dhënë gjithashtu një deklaratë të mërkurën duke thënë se sulmi ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit dhe se zonja e parë u plagos gjithashtu në sulm, përcjell Telegrafi.

Një reporter për Le Nouvelliste dhe prezantues, Robenson Geffrard, tha se vrasja u krye nga një grup komando me “elementë të huaj”, duke cituar kryeministrin e përkohshëm Joseph.

Jozeph dënoi atë që ai e quajti një “akt të urrejtur, çnjerëzor dhe barbar”, duke shtuar se Policia Kombëtare e Haitit dhe autoritetet e tjera kishin situatën në vendin e Karaibeve nën kontroll.

Jovenel Moise, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga shkurti i vitit 2017, pasi paraardhësi i tij Michel Martelly u largua nga posti.

Koha e Moise në detyrë ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga valët e protestave shpesh të dhunshme anti-qeveritare.

Atje kishte protesta të përhapura në kryeqytet dhe qytete të tjera më parë këtë vit, ndërsa njerëzit kërkuan dorëheqjen e tij.

Opozita e Haitit tha se mandati pesë-vjeçar i Moïse duhej të kishte përfunduar në 7 shkurt 2021, pesë vjet në ditën që z. Martelly dha dorëheqjen.

Moise, megjithatë, këmbënguli se ai kishte edhe një vit për të shërbyer pasi ai nuk mori detyrën deri më 7 shkurt 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version