Site icon Telegrafi

Vritet në Novi Pazar pronari i “Selo Tours”, pamje nga vendi ku ndodhën të shtënat

Rreth orës 19:00 në vendbanimin Jalija të Novi Pazarit, është vrarë pronari i agjencisë “Selo Tours”, Selajdin Janjeva me seli në Prishtinë, raporton radio-televizioni i Novi Pazarit.

Gjithashtu sipas informacioneve jozyrtare raportohet se një person me inicialet Xh.P është plagosur dhe ka kërkuar ndihmë te mjekët, ku edhe është konstatuar se ka pësuar plagë të lehta, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes, e sipas dëshmitarëve okularë tashmë i ndjeri po qëndronte pranë një lokali, ku fillimisht pati një grindje dhe më pas u dëgjuan disa të shtëna.

Lexo po ashtu Agjencia "Selo Tours" konfirmon vrasjen e pronarit Selatin Janjeva në Novi Pazar

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë, ndërkaq nuk dihet deri më tani nëse vrasësi është arrestuar.

Radio-televizioni i Novi Pazarit, gjithashtu ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet momenti i grindjes dhe më pas i shtënave që ishin fatale për pronarin e “Selo Tours”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version