Telegrafi

Vritet në mënyrë të kundërligjshme një derr i egër në Grashticë

Policia e Kosovës në fshatin Grashticë ka ndaluar një automjet.

Gjatë kontrollit është vërejtur se në bagazh kishin një derr të egër të vrarë.

Lidhur me rastin janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë të cilët kanë konfiskuar kafshën. Rasti në procedurë të rregullt. /Telegrafi/