Boksieri i famshëm, Besar Nimani, është vrarë sot (e shtunë) në qytetin e Bielefeldit në Gjermani. Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
Sipas raportimeve nga mediat në Gjermani si dhe bazuar në deklaratat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Nimani është qëlluar sapo ka dalur nga restoranti.
Në atë që raporton mediumi prestigjioz Bild, vdekja e 38-vjeçarit është konstatuar në vend të ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Akterët që kryen këtë vrasje deri tash nuk janë identifikuar nga autoritetet gjermane, ndërsa është thënë se një sulm i ngjashëm ndaj tij kishte ndodhur edhe në vitin 2013.
Nimani gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka zhvilluar 27 meçe, ku ka arritur që të shënojë fitore në 26 prej tyre ndërsa ka pësuar vetëm një humbje./Telegrafi/