Telegrafi

Vritet në Beograd kreu famëkeq i tifozëve të Partizanit

Mediat serbe kanë raportuar se të premten në mbrëmje është vrarë në Beograd, Lubomir Kica Markoviq (37), njëri prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”.

Ai është ekzekutuar në rrugën “Milenka Grçiq” në Beograd.

Dyshohet se Markoviq është vrarë me gjashtë plumba, kurse siç raportojnë mediat serbe, Markoviq kishte me vete revole, të cilën nuk arriti ta përdorte, përcjell Telegrafi.

Policia serbe gjatë natës ka parë video-xhirimet e kamerave të sigurisë në ndërtesa përreth, ku shihet se si vraësi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Siç raportojnë mediat serbe, së paku nga katër kamera është i mbuluar vendi ku është vrarë Markoviq.

Sipas mediave serbe Markoviq ishte pjesë e nëntokës serbe.

Kujtojmë se i njëjti ishte dënuar me 30 vjet burgim për vrasjen e tifozit francez, Bruce Taton. /Telegrafi/