Një burrë mysliman që punonte në ndërtimtari është rrahur për vdekje në Indi, nga ana e një hindusi të nervozuar i cili bëri një veprim të tmerrshëm.
Sulmuesi është identifikuar si hindus i cili lufton kundër myslimanëve të cilët i akuzon për “dashurinë ndaj xhihadit”. Ai ka filmuar viktimën duke kaluar pranë tij, dhe më pas e sulmon me një shpatë, transmeton Telegrafi.
“Dashuria për xhihad” është një frazë që e përdorin fanatik religjioz në Indi, që akuzojnë myslimanët se po martohen me gratë hinduse për t’i konvertuar në myslimane.
Viktima është identifikuar si Afrazul Kan, kurse sulmuesit i tij si Shambu Lal Reger. Ai është parë duke rrahur viktimën duke goditur me sëpatë, dhe më pas e theri me shpatë që ishte një goditje vdekjeprurëse.
Por sikur kjo të mos mjaftonte, ai më pas e ka larë viktimën me kerozinë dhe më pas ia vuri flakën. /Telegrafi/