Telegrafi

Vritet kryetari i komunës Tërthorë në rrethin e Kukësit

Veseli përfaqësonte Partinë Socialiste dhe pritej të rikandidonte për herë të tretë për vendin e kryetarit të komunës.

Policia dhe familjarët e viktimës kanë thënë se Veseli nuk ka pasur konflikte për bindje politike apo çështje personale. Ai ishte i pamartuar dhe jetonte me dy vëllezërit e tij në qytetin e Kukësit.

Nuk ka pasur dëshmitarë në skenën e krimit.

Ekspertët kanë thënë se Veseli është vrarë nga një distancë krejt e afërt në mbrëmjen me shi të së hënës. Familjarët i kanë thënë policisë se vrasësi e kishte thirrur Veselin kur ai ndodhej në shtëpi dhe kur ka dalë në portën e jashtme të shtëpisë është qëlluar tre herë me pistoletë.

E përditshmja e Tiranës “Panorama” tha se policia ka filluar menjëherë hetimet, por personat e shoqëruar në komisariat për tu pyetur janë ose të afërm të viktimës, ose familjarë të tij. /Telegrafi/