Site icon Telegrafi

Vritet kryesi i sulmeve në Universitetin e Garises

Udhëheqësi i sulmeve në universitetin e Garises në Kenia, në të cilin ishin vrarë 148 persona, është vrarë, bëjnë të ditur burimet zyrtare në Somali.

Qeveria keniane ka bërë të ditur se Mohamed Kuno qëndronte prapa sulmeve, që ndodhën në prill të vitit të kaluar.

Forcat regjionale në Somali thonë se Kuno ishte në mesin e 16 të vrarëve në një sulm që ndodhi gjatë natës në Kismayo, qytet në Somalinë Jugore.

Për katër nga të vdekurit thuhet se ishin militantë të grupit terrorist të njohur si “Al Shabab”, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Këtë e bëri të ditur, ministri i sigurisë së Somalisë, Abdirashid Janan, në një konferencë për media.

Pas sulmeve në Universitetin e Garisës, qeveria keniane kishte ofruar shpërblim të lartë në këmbim të arrestimit të Kunos.

Exit mobile version