Në një mosmarrëveshje në një pikë karburanti në zonën Schäracher, Kantoni i i Lucernit, një 20-vjeçar ka vdekur nga plagët e marra. Të paktën gjashtë persona janë dërguar në kujdesin spitalor, disa janë të plagosur rëndë. Policia ka arrestuar disa persona, shkruan Luzernerzeitung.c h.
Të shtunën në mbrëmje rreth orës 19:15, disa persona kanë sulmuar njëri -tjetrin në parkun industrial Schäracher në Geuensee, transmeton albinfo.ch. Një 20-vjeçar kosovar ka humbur jetën në konfrontimin e dhunshëm, pas plagëve që ka marrë, ka njoftuar të dielën policia e Lucernit.
Sipas gjetjeve fillestare, gjatë zënkës janë përdorur objekte të ndryshme. I pyetur nga gazeta, Christian Bertschi, shef për komunikim në policinë e Lucernit, nuk mund të thoshte nëse janë përdorur thikat si armë.
Arsyeja që solli te mosmarrëveshja është subjekt i hetimit të policisë. Sipas policisë, më shumë se një duzinë të rinjsh të përfshirë në konflikt janë njerëz nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Policia ka arrestuar disa persona mbrëmjen e së dielës.
Rrjedha e saktë e krimit është e ende paqartë. Prandaj policia e Lucernit po kërkon dëshmitarë. Njerëzve që kanë bërë vëzhgime në lidhje me konfliktin u kërkohet të raportojnë në policinë e Lucernit në 041 248 81 17.