Site icon Telegrafi

Vritet jaguari që u shfrytëzua për ceremoninë e bartjes së stafetës (Video)

Po afrohet data kur do të fillojë Olimpiada Verore 2016, që këtë vit zhvillohet në Brazil. Me afrimin e datës, po bëhet edhe bartja e stafetës që do të ndez zjarrin në ceremoninë e hapjes.

Për të nderuar flakadanin që bartej nga sportistët, në qytetin Manaus është vendosur edhe një jaguar, i cili është simbol i këtyre lojërave olimpike.

Por, me të përfunduar organizmi, kafsha e ka sulmuar një pjesëtar të sigurimit, kurse ai e ka qëlluar me plumba duke e lënë të ngordhur në vend, transmeton Telegrafi.

Për ironi, maskotë e kësaj Olimpiade është Ginga, një jaguar i cili po konsiderohet si specie në zhdukje.

Në këtë formë, është kërkuar të mbrohen gjallesat e rralla dhe të mos ndiqen, por të lejohen të jetojnë në vendbanimet e tyre.

Vrasja dhe përdorimi i jaguarit në këto organizime, është kritikuar dhe dënuar rëndë nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve. /Telegrafi/

Exit mobile version