Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:20 minuta.
Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur e plagosur Xhensila Sota, police e forcave speciale “Shqiponjat”.
Forca të shumta policie janë nisur nga Tirana drejt Elbasanit, ndërsa e gjithë zona është rrethuar nga policia.
Ora News raporton se ka pasur përplasje mes militantëve.
Xhuvani ka qenë dhe ish-kryetar i LSI-së.
Emri i Xhuvanit u lakua edhe gjatë përplasjes gjatë Ditës së Verës, ku mbështetës të PS dhunuan mbështetësit e PD.
Mësohet se konflikti ka nisur nga ana e militantëve të PD të cilët kishin shkuar në vendin ku ndodhej kryeministri Edi Rama duke thirrur “Rama ik”. /Telegrafi/