Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qendër të Fierit, afër hekurudhës. Policia thotë se viktima E. Pata, 18-vjeçar, është gjetur i vrarë brenda makinës së tij tip “Volkswagen”, me targa AA 166 IY.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe një person, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Si viktima dhe i plagosuri mendohen se janë nga Tepelena. Janë qëlluar me breshëri kallashnikovi, ku janë shkrepur 30 plumba.
Burime konfidenciale të policisë raportojnë se një makinë e djegur është gjetur 700 metra më poshtë, në rrugën nacionale.
Mjeti dyshohet të jetë i autorëve që kanë kryer vrasjen.