Telegrafi

Vritet Gjakatari kurd i ISIS-it

Shteti Islamik konfirmoi vrasjen – në një sulm vetëvrasës – të pjesëtarit të tyre me prejardhje kurde, i cili muaj më pare ishte shfaqur në një video propaganduese duke ekzekutuar disa ushtarë kurdë në qytetin e Mosulit.

“Zyra Mediatike e Vilajetit Dixhla publikon foton e vëllaut Ebu Aisha el-Kurdi (Allahu e pranoftë), i cili ra shehid pas një operacioni ndaj ushtrisë rafidite në perëndim të Mahmurit”, thuhet në ueb-faqen Hilafeti, ku në gjuhën shqipe postohen materiale propaganduese të ISIS-it. /Telegrafi/