Shteti Islamik konfirmoi vrasjen – në një sulm vetëvrasës – të pjesëtarit të tyre me prejardhje kurde, i cili muaj më pare ishte shfaqur në një video propaganduese duke ekzekutuar disa ushtarë kurdë në qytetin e Mosulit.
- LEXO PO ASHTU: Gjakatari i ISIS-it ekzekuton tre ushtarë kurdë në një rrugë të mbushur me njerëz (Foto/Video, +18)
“Zyra Mediatike e Vilajetit Dixhla publikon foton e vëllaut Ebu Aisha el-Kurdi (Allahu e pranoftë), i cili ra shehid pas një operacioni ndaj ushtrisë rafidite në perëndim të Mahmurit”, thuhet në ueb-faqen Hilafeti, ku në gjuhën shqipe postohen materiale propaganduese të ISIS-it. /Telegrafi/