Xhihadisti i Shtetit Islamik, francezi Fabien Clain, i cili u quajt si “zëri i sulmeve të Parisit” të vitit 2015, raportohet se është vrarë në Siri.
Mediat franceze duke cituar burime të sigurisë, njoftuan se nga sulmet ajrore të së mërkurës në Baghuz ka mbetur i vdekur edhe Clain.
Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të që po ndërmerr sulme në bastionin e fundit të IS në Irak, njoftuan se janë në verifikim të këtyre raporteve.
Clain u bë i njohur pas regjistrimeve audio ku mori përgjegjësinë për sulmet në Paris në vitin 2015 ku mbetën të vdekur 130 persona.
Mediat franceze thanë se nga sulmet në Baghuz ka mbetur i plagosur edhe vëllai i Clain, Jean-Michel.
Fabien Clain besohet se ka shkuar në Siri në vitin 2015. Sipas të dhënave të qeverisë franceze, rreth 2000 shtetas francezë besohet se i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak që prej vitit 2014.