Site icon Telegrafi

Vritet edhe një shqiptar nga Maqedonia në Siri!

Mësohet se edhe një shqiptar nga Saraji i Shkupit është vrarë në Siri. Bëhet fjalë për 24 vjeçarin B.Sh i cili para një viti kishte shkuar vullnetarisht për të luftuar në Siri. Lajmin tragjik familja e ka marrë një ditë më parë, se djali i tyre ka humbur jetën në luftën civile në Siri, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Zhurnal.

Autoritetet shtetërore të Maqedonisë, por edhe Presidenti Ivanov kanë njoftuar se në luftërat në Siri dhe vendet tjera të botës gjenden mbi 60 qytetarë të Maqedonisë.

Përndryshe muaj më parë u zhvillua aksioni ‘Celula’ ku shtatë persona u akuzuan për pjesëmarrje në luftërat në Siri ose kanë ndihmuar për rekrutim. /Telegrafi/

Exit mobile version