Prishtinasi 25-vjeçar, Ardian Hyseni është kosovari i dytë i cili është vrarë së bashku me prizrenasin Hamdi Krusha në betejën e fundit mes militantëve të ISIS dhe forcave ushtarake siriane në periferi të Aleppos.
Në ato luftime kanë mbetur të vdekur 28 militantë të ISIS-it, mes të cilëve edhe 5 drejtues të brigadës së lidhur me Al-Qaedan.
Mediat siriane njoftuan se një nga këta të vrarë është edhe 22-vjeçari nga Prizreni, Hamdi Krusha, i cili njihej në Siri me pseudonimin Sulejman El-Albani.
Ndërkohë “Zëri” ka mësuar se përveç prizrenasit, Krusha i vrarë ka mbetur edhe kosovari tjetër Ardian Hyseni, 25 vjeç nga Prishtina.
Këta janë dy shqiptarët, pas raportimit për vrasjen e Almir Dacit.
Ndërkohë tashmë është raportuar se familja e viktimës, që jeton në lagjen “Jeta e Re” në Prizren, është njoftuar për lajmin pasditen e së dielës nga një bashkëluftëtar i Hamdiut, në Siri, gjithashtu nga Prizreni.
Vrasjet e Krushës dhe Hysenit sot kanë çuar në mbi 50 numrin e kosovarëve të vrarëve në luftimet në Siri dhe Irak. Ndërkohë që të dhënat flasin për mbi 70 luftëtarë tjerë nga Kosova të rreshtuar përkrah organizatave terroriste ISIS e Al-Nusra.