Site icon Telegrafi

Vritet edhe një kosovar në Siri (Foto)

Edhe një qytetar i Kosovës është varrë në Siri. I vrari është Hamdi (Fadil) Krusha 22 vjeçar.

Ai sipas familjarëve të tij është vrarë me ditën e shtunë, me datë 02.04.2016.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, familja e të vrarit, që jeton në Prizren në lagjen ‘Jeta e Re’, për rastin është njoftuar të dielën pasdite (03.04.2016), nga bashkëluftëtarë e djalit të tyre, tashmë të vrarë.

Familjarët janë njoftuar për vdekjen e djalit të tyre edhe përmes një bashkëluftëtari të Hamdiut, në Siri, gjithashtu prizrenas.

“Hamdi Krusha i takonte grupit terrorist Al- Nusra”, ka thënë ky burim.

Mësohet se ai është varrosur në Siri. Familjarët e tij që nga e diela pasdite kanë hapur të pame për ngushëllime.

Hamdiu ishte bashkuar me luftëtarët në Siri para më shumë se prej dy vitesh.

Ai, atje mbante emrin Sulejman El-Albani.

 

Exit mobile version