Site icon Telegrafi

Vritet britaniku teksa çaktivizonte një bombë të ISIS-it

Ai punonte me ‘Janus’ dhe hiqte minat e mbetura nga militantët e dëbuar.

Një britanik ka vdekur derisa po çaktivizonte një minë të mbetur nga militantët e ISIS-it pasi u dëbuan nga qyteti i Irakut, shkruan The Independent.

Njeriu, emri i të cilit nuk dihet ende, punonte për kontraktorin amerikan të sigurisë ‘Janus’, ku ai ishte vrarë në Ramadi të hënën, transmeton KosovaPress.

Një zëdhënës për ministrinë e jashtme dhe federatën britanike tha se nuk mund të konfirmonte ndonjë hollësi të mëtejshme, duke shtuar:

“Në jemi në kontakt me punëdhënësin e shtetasit britanik, i cili ka vdekur në Irak dhe kemi ofruar mbështetjen tonë në këtë kohë të vështirë”.

Exit mobile version