Telegrafi

Vritet Benazir Bhutto

Geo TV ka cituar bashkëshortin e ish-kryeministres, i cili ka thënë se, Bhutto ka vdekur nga pasojat e plagëve të marra, transmeton CNN.

Sulmuesi ka aktivizuar bombën në mitingut e Bhuttos, menjëherë pasi ajo iu ishte drejtuar të tubuarve. Bhutto ishte dërguar në spital në gjendje të pavetëdijshme.

Zonja Bhutto kishte shërbyer dy herë si kryeministre e Pakistanit. Kësaj radhe po bënte fushatë në prag të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen në janar.

Departamenti amerikan i Shtetit ka dënuar sulmin me bombë në Rawalpindi. Zëdhënësi Tom Casey tha se kjo tregon se "atje ka njerëz, që po përpiqen ta shkatërrojnë ndërtimin e demokracisë në Pakistan".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jjashtme të Rusisë, Mihail Kaminin, tha se vendi i tij "fuqishëm" e dënon vrasjen e lideres opozitare pakistaneze, Benazir Bhutto.

Më tutje ai tha se shpreson se autoritetet e Pakistanit "do të ndërmarrin hapa të domosdoshëm për të siguruar stabilitet në këtë vend".