Një shqiptar është vrarë me armë mbrëmjen e së enjtes në Itali.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Castelnuovo Vai di Cecina , në provincën e Pizës. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. /A2 CNN/