Një person i moshës 54 vjeçare me inicialet B.I., është vrarë nga persona të dyshuar me armë zjarri, sot rreth orës 03:00 të mëngjesit, në Rrugën ‘Nëna Tererzë”, në Fushë Kosovë.
Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, viktima pasi është plagosur është dërguar në QKUK ku edhe ka ndërruarr jetë.
“Sot rreth orës 03:00 në stacionin policor të Fushë Kosovës është hapur njërast vrasje e rëndë. Rasti ka ndodhur nërrugë ‘Nëna Tereze’, në Fushë Kosovë, ku një person B.I., 54 vjeç, nga persona të dyshuar është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti pas transportimit në Qkuk ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Ahmeti.
Hetuesit policor janë duke punuar për ndricimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /Telegrafi/