Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme kur rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 50-vjeçari, Alfred Dedja.
Sipas informacioneve paraprake, autori është identifikuar nga shërbimet e policisë dhe “një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.”
“Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Alfred Dedja është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2014 ai u arrestua pasi akuzohej për vjedhje.
Dedja u prangos në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar aty ndërsa kishte vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.