Një ari ngjyrë kafe që kishte lënduar pesë persona gjatë sulmeve të ndryshme në qytetin sllovak, është qëlluar për vdekje, bëri të ditur nga ministri sllovak i Ambientit.
Videoja e ariut duke vrapuar rrugëve të Liptovsky Mikulas gjatë 17 marsit ishte bërë viral, transmeton Telegrafi.
Autoriteteve u janë dashur dhjetë ditë që të gjurmojnë ariun që e qëlluan për vdekjen në pyjet që gjenden afër qytetit.
Qeveria sllovake tani dëshiron që liritë e mëdha që i gëzonin arinjtë, t’ju kufizohen – duke i lënë të lëvizin vetëm në rajone të caktuara.
Dronët dhe teknologjia biometrike janë përdorur për të identifikuar ariun, ka bërë të ditur ministri sllovak i Ambientit, Tomas Taraba, i cili falënderoi të gjithë personat e përfshirë në kapjen e ariut.
Ariu vlerësohej nga autoritetet sllovake si 3-vjeçar që peshonte rreth 70 kilogramë, dhe ishte filmuar dhe fotografuar në disa raste duke vrapuar rrugët të qytetit sllovak në veri të vendit. /Telegrafi/