Site icon Telegrafi

Vritet 20 vjeçari në Ferizaj

Një ngjarje e tragjike ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Ferizaj, ku ka mbetur i vdekur një 20 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress-in zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislmi” në hyrje të një ndërtese banimi në Ferizaj.

Ai tha se Policia e Kosovës me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me mjekun kujdestar i cili edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës, i cili ishte qëlluar me armë zjarri.

“Rreth orës 18:00 kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj në hyrje të një ndërtese banimi. Policia ka dalë bashkë me mjekun kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili ka udhëhequr hetimet. Viktima është mashkull rreth moshës 20 vjeçare, dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje dhe se nuk ka të arrestuar.

Exit mobile version