Njerëz të armatosur të paidentifikuar kanë vrarë tre paqeruajtës nga Burundi në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR), njoftuan Kombet e Bashkuara (OKB).
Kjo ndodhi disa orë pasi një koalicion rebel që luftonte qeverinë ndaloi një armëpushim të njëanshëm dhe përsëriti thirrjet për pezullimin e zgjedhjeve të përgjithshme planifikuar të zhvillohet të dielën.
Sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së dhe trupave CAR u zhvilluan në Dekoa, prefektura qendrore Kemo dhe në Bakouma, prefektura jugore Mbomou, shkruan në deklaratën e shkurtër, transmeton Telegrafi.
Three days before the elections in the Central African Republic 🇨🇫, @UNPOL #MINUSCA is stepping up its patrols and securing the centers of the voter card collection to reassure the population of #Bangui and the regions. pic.twitter.com/8a66GfvbxJ
— UNPOL MINUSCA (@UNPOL_RCA) December 24, 2020
“Tre paqeruajtës nga Burundi u vranë dhe dy të tjerë u plagosën”, shkruan në njoftimin e OKB-së, raporton aljazeera.
Sulmet erdhën ndërsa votuesit në CAR u përgatitën për zgjedhjet presidenciale dhe legjislative, të cilat u konsideruan një provë kryesore për aftësinë e vendit për të rimarrë stabilitetin pas dekadave të trazirave politike dhe konfliktit të armatosur.
Presidenti Faustin-Archange Touadera që po kërkon një tjetër mandat, është favoriti kryesor për të fituar zgjedhjet presidenciale në një garë me 17 kandidatë. /Telegrafi/