Telegrafi

Vriten tre ushtarë amerikan në Nigeri

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Niger, pranë kufirit me Malin, ka njoftuar Komanda e Shteteve të Bashkuara në Afrikë.

Në sulmin e armatosur, i cili besohet të jetë kryer nga ekstremistët islamik, ka humbur jetën edhe një ushtar siç thuhet i “një kombi partner”, por që nuk është bërë i ditur se cilës ushtri i takonte, raporton BBC.

Ushtarët amerikanë ofronin këshilla dhe ndihmë në operacionet kundër terrorizmit të Nigeri.

Militantët islamikë, duke përfshirë luftëtarët e Al-Kaidës, veprojnë në rajon. Ata janë më aktivë në Mali, ku trupat franceze ndërhynë në vitin 2013 për t’i penguar ata të përparonin në kryeqytet.