Telegrafi

Vriten pesë ushtarë turq në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka bërë të ditur se janë vrarë pesë ushtarë turq në veri të Irakut.

“Terroristët kryen një sulm gjatë tentativave për depërtimin në një bazë në rajonin e Operacionit Claw-Lock. Është bërë e ditur se si pasojë e sulmit të pabesë kanë rënë dëshmorë pesë ushtarë dhe janë plagosur 8 ushtarë tanë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se tre prej ushtarë janë në gjendje të rëndë ndërsa të lënduarit u dërguan në një spital.

“Sipas gjetjeve fillestare, 12 terroristë u neutralizuan gjatë konfliktit. Operacionet vazhdojnë në rajon”, thuhet më tutje në njoftimin e qeverisë turke.

Theksojmë se në këtë rajon veprojnë trupat e organizatës kurdë të PKK-së, e cila kohë pas kohe organizon sulme ndaj trupave turke.

Ndryshe, Turqia dhe disa shtete evropiane e konsiderojnë PKK-në organizatë terroriste, e cila tash e sa kohë lufton për krijimin e shtetit të Kurdistanit. /Telegrafi/