Site icon Telegrafi

Vriten pesë civilë pas shpërthimit të bombës në Algjeri

Pesë civilë u vranë dhe tre u plagosën në një sulm me bombë buzë rrugës në Algjerinë lindore, tha ministria e mbrojtjes, sulmi më vdekjeprurës që synonte civilët.

Bomba shpërtheu ndërsa një veturë kalonte në rajonin e Tebessas, tha ministria në një deklaratë, raporton aljazeera.

“Pesë qytetarë vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën kur një bombë e bërë në shtëpi shpërtheu ndërsa vetura e tyre lëvizte në Oueid Khenig-Roum, afër rrethit të Telidjane në prefekturën Tebessa”, njoftoi ministria pa dhënë hollësi.

E njëjta deklaratë shtoi se një luftëtar i grupit të armatosur u vra nga trupat në rajonin fqinj të Khenchela, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse të dy incidentet kishin lidhje.

“Pas një prite në Oued Boudekhane… në prefekturën Khenchela, një çetë e Forcave të Armatosura Kombëtare të Popullit qëlloi për vdekje… një terrorist të rrezikshëm”, shkruan në deklaratë e ministris së mbrojtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version