Telegrafi

Vriten pengmarrësit në kishën franceze

Dy persona të armatosur me thika të cilët i morën peng disa persona në një kishë afër Rouen në veri të Francës, janë vrarë, bëjnë të ditur burimet e policisë.

Reuters e ka cituar një burim policor duke thënë se katër deri në gjashtë persona janë duke u mbajtur peng nga sulmuesit në kishë në Saint-Etienne-du-Rouvray, përcjell Express.

Një prift dhe dy motra nderi, si dhe besimtarë, janë në mesin e pengjeve, raportojnë mediat lokale.

Ndërsa, televizioni francez, France 3, raporton se të shtëna janë dëgjuar.

Policia dhe shërbimet emergjente janë në vend të ngjarjes.