Telegrafi

Vriten në Jemen 13 pjesëtarë të Al-Qaedas

Trembëdhjetë anëtarë të Al-Qaedas në Gadishullin Arabik janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së, në Jemenin qendror, ka njoftuar ushtria amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA ka thënë se militantët janë vrarë në tre sulme ajrore, që kanë ndodhur gjatë periudhës mes 24 gushtit dhe 4 shtatorit.

Ushtria amerikane nuk ka njoftuar për identitetin e të vrarëve por ka thënë se sulmet janë duke bërë “presion të vazhdueshëm mbi rrjetin terrorist dhe po i parandalon ata që të organizojnë dhe kryejnë sulme ndaj SHBA-ve dhe aleatëve”.

Grupi i Al-Qaedas ka shfrytëzuar luftën civile në Jemen për të shtuar ndikimin në këtë shtet.

OKB ka thënë se në 16 muajt konflikt në Jemen, janë vrarë 6,600 persona dhe 2.5 milionë të tjerë janë zhvendosur. /Rel/