Site icon Telegrafi

Vriten gjashtë turistë francezë në Niger

France24

Gjashtë turistë francezë dhe dy nigerianë u vranë në Niger të dielën nga disa persona të armatosur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dy nigerianët ishin duke punuar si udhërrëfyes të turistëve nga Franca.

Sulmi raportohet se ndodhi në një atraksion turistik në zonën e Koure.

Reuters

Ministria e jashtme franceze tha se po merret me këtë çështje, ndërsa ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga autoritetet vendase.

Qeveria franceze i ka paralajmëruar njerëzit të mos udhëtojnë në vende të caktuara të Nigerit, ku operojnë gjerësisht grupe militante, përfshirë Boko Haram si dhe bashkëpunëtorët e Shtetit Islamik. /Telegrafi/

Exit mobile version