Dy policë janë vrarë në një shkëmbim zjarri që ndodhi pas një kontrolli rutinë të trafikut në Virginia Beach, ka konfirmuar policia për mediat amerikane.
Hetimi është në vazhdim, kanë thënë ata, shkruan cbcnews.
“Me shumë trishtim konfirmojmë vdekjen e dy policëve tanë që u vranë mbrëmjen vonë, të premten më 21 shkurt 2025, gjatë detyrës”, thanë autoritetet e departamentit të policisë në rrjetet sociale.
Gabby Harmon at the scene at Lynnhaven Parkway and Wendfield Drive with an update on the fatal shooting of two Virginia Beach police officers Friday night. https://t.co/YTezdLxZKG pic.twitter.com/GHD0qpYYZO
— WTKR News 3 (@WTKR3) February 22, 2025
Përfaqësuesit e policisë theksuan se nuk mund të ndajnë shumë informacione pasi hetimi është ende në zhvillim.
“Megjithatë, duam të sigurojmë qytetarët se nuk ka një kërcënim aktiv”, njoftoi policia.
“Ju lutemi të keni durim dhe kuptim ndërsa përpiqemi të zbardhim këtë ngjarje tragjike, të njoftojmë familjet dhe të vajtojmë humbjen e dy kolegëve tanë”, përfunduan ata. /Telegrafi/
#Breaking: A police convoy is seen on I-264 Saturday morning following reports that two Virginia Beach police officers were killed in a shooting late Friday night. https://t.co/YTezdLxZKG pic.twitter.com/mJ3R8TvnH8
— WTKR News 3 (@WTKR3) February 22, 2025