Telegrafi

Vriten dy persona në Shkodër

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri, ku viktimë ka mbetur shtetasi Zef Markaj dhe një person tjetër për momentin i paidentifikuar, transmeton TCH.

Burime policore lokale deklarojnë se nga konflikti i armatosur ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Gjergj Markaj, familjar me viktimën.

Për momentin motivet e ngjarjes së rëndë janë të paqarta. Pritet që detajet të dalin në dritë nga hetimet e agjentëve të policisë. /Telegrafi/